Kura për Alzheimer e gatshme brenda tre vjetësh

Një tretman alternativ dhe efikas për sëmundjen e Alzheimer mund të jetë i qasshëm brenda tre vjetësh.

Lifestyle

21/03/2018 22:11

Ndërsa për parandalimin e kësaj sëmundje brenda dekadës do të zhvillohet një vaksinë.

12 ilaçe, të cilat potencialisht mund të ndryshojnë jetën, do të përfundojnë testimet klinike në vitin 2021.

Sipas specialistëve tani është në pyetje se kur do të gjendet kura për parandalimin e sëmundjeve mendore, duke përfshirë këtu edhe Alzheimer.

Nevoja për një kurë të tillë është shumë e madhe. Vetëm në Britani rreth 850,000 persona vuajnë nga çrregullimet mendore.