Kura natyrale për tensionin e lartë

Tensioni i lartë, i njohur dhe si hipertensioni, renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga faktorët më të rrezikshëm për sëmundjet. Por ekspertët thonë se mund të kurohet në mënyrë natyrale.

Lifestyle

08/04/2017 16:52

Tensioni i gjakut është i përhapur në botën perëndimore si në Britani, që konsumojnë ushqime të përpunuara me nivel të lartë natriumi dhe kripe, dhe më pak i përhapur në shoqëri që konsumojnë ushqime natyrale, të pasura me kalium.

Megjithatë studimet e popullsisë tregojnë një lidhje mes ‘dietës me kalium dhe nivelit të ulët të presionit të gjakut”, pavarësisht sa natrium marrim.

Të konsumosh ushqime të pasura me kalium mund të jetë kura për tensionin e lartë thonë shkencëtarët.
Nat Hawes, autori i Nature Cures thotë: “Kaliumi dhe kalciumi kanë një rol mjaft të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të lartë”.

“Bananet, fasulet, rrushi dhe rrushi i thatë, perimet me gjehte jeshile, limoni, thjerrëzat, arrat, portokallet, patatet me gjithë lëkurë, farat e lulediellit, dhe drithërat janë një burim i pasur i kaliumit. Fiqtë janë të pasur me kalium dhe fibra që ndihmojnë në stabilizimin e tensionit”, thotë më tej Hawes./ Top Channel