Kur Ziadin Sela ju thoshte maqedonasve se janë popull pa identitet (Video)

Lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela mbrëmë u rrah deri sa i humbi vetëdija nga nacionalistët maqedonas të cilët hynë në Kuvend, për ta kundërshtuar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar.

Lajme

28/04/2017 17:50

Por, Sela njihet me deklaratat e tij të ashpra që i ka bërë kundër maqedonasve, madje dikur në një debat televiziv i kishte quajtur edhe popull pa identitet, shkruan lajmi.net

“Realitetin e di e gjithë bota. Një popull që nuk ka identitet e që në këtë rast janë maqedonasit, shqitparët kanë qenë korrekt në këtë aspekt dhe i kanë ndihmuar që ta ndërtoni këtë identitet”, kishte thënë deputeti në Kuvendin e Maqedonisë.

“Një përzierje popujsh në Maqedoni ka krijuar një shumicë e cila realisht nuk është shumicë. Keni të drejtë ta quani veten si të doni, por ju hyni në çështje autoktonie. Por mos të harrojmë se në shekullin e shtatë keni qenë prezent këtu”, ishte shprehur Ziadin Sela.

Përndryshe, lideri i LR-PDSH edhe sot gjendet në spital dhe është në gjendje stabile. /Lajmi.net/