Kur VV akuzonte AAK-në se po i bartë qytetarët me makina për të votuar

Një kronikë televizive e Klan Kosova që dëshmon se Lëvizja Vetëvendosje, më 19 nëntor në Prishtinë, kishte organizuar bartjen e votuesve me vetura për t’i dërguar për të votuar ka ngritur një debat në mes të partive politike. Vetëvendosje këtë po e quan si veprim shumë normal, por njëjtë nuk e kishte vlerësuar edhe më 11 qershor gjatë zgjedhjeve nacionale.

Lajme

21/11/2017 20:59

Më mesditën e së dielës së 11 qershorit, kur në vend po mbaheshin zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje kishte lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës akuzonte AAK’në se militantët e kësaj partie po bënin bartjen e personave me makina, për t’i dërguar për të votuar, shkruan gazetametro.net.

“Në bazë të informatave të pranuara, në vendvotimin 1706c, Shkolla “7 shtatori”, Vitomiricë AAK bën fushatë në afërsi të vendvotimit. Po ashtu, militantë të kësaj partie bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar. Në këtë vendvotim, pas reagimeve për parregullsitë, Alban Rexhepaj, kryesues i vendvotimit, është kërcënuar nga Vllaznim Përxhexhaj”, thuhet në komunikatën e VV-së të datës 11 qershor 2017.

Ndërsa, sot, kur Vetëvendosje akuzohet për këtë veprim, ajo e arsyeton si diçka shumë normale, që aplikohet si metodë edhe në vendet më demokratike të Perëndimit. Kështu u shpreh sot vet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media.

http://www.insajderi.com/vv-militant-te-aak-se-po-bejne-bartjen-e-personave-makine-per-te-votuar/

https://telegrafi.com/vv-aak-po-ben-fushate/