Kur Vuçiq e glorifikonte heroin e tij, Ratko Mlladiq. Emëronte rrugë me emër të kriminelit

Presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi i Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit ka qenë i pritur dhe se si president i shtetit nuk mund të komentojë aktgjykimin përderisa ende nuk është i plotfuqishëm.

Lajme

22/11/2017 16:12

Në këtë deklaratë ai thotë se Serbia duhet të kthejë sytë kah e ardhmja dhe të mendojë se si t’u ndihmojë fëmijëve dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në vitin 2007, Vuçiq si një opozitar, ia kishte mësyrë që një rrugë në Beograd ta emërtonte me emrin e Mlladiqit, të cilin shteti e fshehu për 15 vjet dhe e pagoi financiarisht, shkruan lajmi.net.

Këtë fakt Vuçiqit ia kishte përmendur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, posa ishte kthyer nga mbajtja në Francë, me fletarrest të Serbisë.

“Unë e mbaj mend këtë Vuçiqin, ngjitke postera të Mlladiqit nëpër rrugët e Beogradit. E Mlladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, kishte thënë Haradinaj.

Vuçiq është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.

Tribunali i Hagës sot mori vendim për burgim të përjetshëm të Mlladiqit për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë. Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat që ishin ndaj tij. /Lajmi.net/

ratko ratko1