Kur Vokrri luante me legjendat /VIDEO

Fadil Vokrri ka shkëlqyer në fanellën e Prishtinës dhe ka qenë idhulli i kosovarëve, më pas me Partizanin ka mbërri majat e futbollit jugosllav, kurse kulmin e kishte në Fenerbahçe, ekipin turk ku luajti me shumë emra të njohur.

Sport

09/06/2018 13:46

Insporti u sjell pamjet nga takimi i Fenerbahçes me ekipin Vitoria Giumaraes në kuadër të garave të Kupës së UEFA-s, ku Vokrri shënon një prej golave për ekipin turk.

Portier i Fenerbahçes në këtë kohë Harald Toni Schumacher, dy herë nënkampion i botës me Gjermaninë dhe një prej më të mirëve në histori, kurse pjesë e ekipit ishin edhe Oguz Cetin e Erdi Demit dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj turq.

Trajner ishte Guus Hiddink, fitues i Ligës së Kampionëve më PSV-së dhe më pas trajner i kombëtares së Holandës dhe Chelseat.

Është ky një nga shembujt e madhështisë së futbollistit nga Podujeva, i cili më pas u bë Kryetar i FFK-së dhe ishte prijës edhe i proceseve të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.

Goli i Vokrrit shihet në minuën e tretë të videos.