“Kur varka u përmbys, u detyrova të zgjidhja mes gruas shtatzënë dhe djalit”

Një refugjat sirian ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur ai është detyruar të zgjedhë mes djalit të tij të vogël dhe gruas shtatzënë pasi anija e tyre u përmbys në brigjet libiane vitin e kaluar.

Bota

05/04/2016 02:00

Ashraf tha se ai ende i kujton britmat e dëshpëruara të gruas së tij pasi ajo iu lut për ta shpëtuar nga mbytja, duke përshkruar agoninë që përjetoi kur e injoroi atë në mënyrë që të përpiqej të shpëtonte djalin e tyre nga dallgët e Mesdheut.

Pavarësisht përpjekjeve të tij, gruaja shtatzënë e Ashrafit dhe fëmijët Karim, 5 vjeç, dhe Youssef, 2 vjeç, ishin në mesin e 200 personave që u mbytën pasi varka e tyre u fundos në brigjet Zuwara, në Libi më 27 gusht të vitit të kaluar.

“Unë ende mund t’i dëgjoj britmat e gruas sime. Unë ende mund ta ndjej djalin tim në mes të krahëve të mi. Unë e përjetoj atë moment çdo ditë dhe nuk do ta harroj derisa të vdes”, tha Ashraf për “Times”.

Siriani, i cili gjithashtu ka humbur nënën e tij dhe nipin njëvjeçar Mohamed gjatë fundosjes, tha se kishte paguar një trafikant 500 sterlina për secilin nga pjesëtarët e familjes, për një vend në barkë./shekulli

ew