Kur Valverde në vitin 2015 e kritikonte Neymarin për këtë veprim të turpshëm (VIDEO)

Viti 2015 ishte viti më i suksesshëm i Barcelonës nën drejtimin e Luis Enrique.

Sport

29/05/2017 22:43

Atë vit Barcelona fiti titullin e ligës, Kupën dhe Ligën e Kampionëve.

Në fund të atij sezoni, Barcelonën e priste një ndeshje e vështirë në udhëtim te Bilbao, të cilin ia doli ta fitoi 1:3.

Kur po luheshin minutat e fundit, dhe fituesi ishte përcaktuar, Neymar tentoi një kalim të rrallë ndaj mbrojtësit vendas, gjë e cila u mor si provokim si nga lojtarët ashtu edhe nga tifozët, që shpërthyen në tribuna.

Veprimin e Neymarit e pati kritikuar edhe trajneri që sot mori drejtimin e Barcelonës, Ernesto Valverde, që atë kohë drejtonte Athletico Bilbaon.

Valverde pati deklaruar se Neymar këto gjëra nuk duhet t’i bëjë në stadiumet mysafire, edhe pse janë të bukura për sy, të cilat mund ta revoltojnë tifozët vendas, siç edhe kishte ndodhur në San Memes./Lajmi.net/

Për ta parë këtë video, klikoni KËTU.