Kur ushqimi në avion ishte i klasit të parë (Foto)

Një koleksion me foto të vjetra i “Scandinavian Airlines” tregon se periudha 1950-1980 ka qenë periudha e artë e ushqimit nëpër avionë. Në pamje shikohen udhëtarë të relaksuar të cilëve u shërbehet havjar, gaforre deti dhe torta të shijshme.

Lifestyle

18/04/2017 09:59

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme që pasagjerët e rinj të avionit të habiten ndërkohë që u shkon goja lëng, fotot tregojnë edhe proshuta të mëdha derri që priten para syve të udhëtarëve të atëhershëm.

Ishte koha kur nuk njihej terrorizmi nëpër avionë dhe lejoheshin thikat e mëdha që shërbenin për të prerë mishin dhe peshkun, që shërbeheshin me bukë dhe gjalpë.

Në një nga fotot shihet një shef kuzhine që po ndan ushqimin e detit për udhëtarët. Mes ushqimit duket edhe havjari, i vendosur përballë një limoni. Në foto të tjera shihet një shumëllojshmëri pijesh alkooli mes të cilave pasagjerët zgjidhnin në sasi të palimituara.

Shumë nga këto foto janë shkrepur para se të bëhej ndarja e kabinave në klasin ekonomik, biznes dhe klasin e parë. Kjo do të thotë se të gjithë hanin të njëjtin ushqim. /Shije.al/Kur ushqimi në avion ishte i klasit të parëKur ushqimi në avion ishte i klasit të parëKur ushqimi në avion ishte i klasit të parëKur ushqimi në avion ishte i klasit të parëKur ushqimi në avion ishte i klasit të parëKur ushqimi në avion ishte i klasit të parë