Kur do transferohet në Shtëpinë e Bardhë dhe kur do të bëjë betimin Trump?

Nga zgjedhjet e djeshme presidentciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) fitues doli Donald Trump, i cili u zgjodh Presidenti i 45-të i Amerikës. Trump këtë detyrë do ta marrë në muajin janar nga presdenti aktual Barak Obama.

Bota

09/11/2016 13:27

Sipas Kushtetutës amerikane, Barak Obamës i mbaron mandati më 20 janar dhe që nga ajo ditë presidenti i radhës betohet në Bibël dhe vazhdon detyrën e re.

Që nga kjo ditë edhe familja e Trump-it duhet të transferohet në Shtëpinë e Bardhë në të cilën do të jetojnë së paku 4 vjet. Sipas traditës së SHBA-ve atë ditë pas ceremonisë së betimin rreth 6 orë bëhet dhe transportimi i oriendive të presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë.