Kur tradhtojnë më tepër femrat dhe meshkujt…?!

Mesa duket shkenca ka zbuluar se ka një moshë të caktuar kur femrat dhe meshkujt janë më të prirur të tradhtojnë.

Fun

16/11/2017 18:59

Një studim në “The Journal of Sex Research” hulumtoi tradhtinë e 423 pjesëmarrësve në anketim. Rezultatet treguan se cilat janë vitet kur duhet të kemi më tepër kujdes nga një tradhti e mundshme e partnerit.

Studimi tregoi se gratë kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë pas 6 viteve në një marrëdhënie të konsoliduar. Ndërsa, si për çudi burrat duket se presin pak më gjatë dhe tradhtojnë pas 11 viteve.

Ndërkohë, rezulton se vetëm 5% e meshkujve nuk e kanë problem tradhtinë nga partnerja. Edhe pse studimi u bazua në pyetësor, ai tregon se kur është më e “rrezikuar” marrëdhënia jonë. Ndërkohë më herët një kërkim gjerman, tregoi se kur meshkujt kanë nivele të larta të hormonit të oksitocinës krijojnë distanca me gratë e tjera.

Studimi i Universitetit të Bonit, i publikuar në revistën “Journal of Neuroscience” tregon se hormoni i oksiticinës i prodhuar në tru nga hipotalamusi është një ndikues i madh në marrëdhëniet sentimentale. Nëse një burri i injektohet një dozë e lartë oksiticine dhe vendoset përballë një gruaje të panjohur dhe tërheqëse, mundësitë më të mëdha janë që ai të tregohet indiferent për të mos vënë në rrezik marrëdhënien me partneren e tij.