Kur të tjerët përcaktojnë sjelljen tonë (Eksperiment/Video)

Në fillim të viteve 50-ta të shekullit të kaluar, psikologu social Solomon Asch nëpërmjet eksperimenteve të tij vërtetoi se sjellja jonë është në shumicën e rasteve e ndikuar nga të tjerët.

Fun

18/08/2015 11:19

Asch gjeti se edhe atëherë kur njerëzit mendojnë ndryshe, kur vije puna tek deklarimi apo veprimi, ata nuk bëjnë sipas asaj që u thotë mendja e tyre, por bazuar në atë se si të tjerët bëjnë, raporton lajmi.net.

Pra të tjerët përcaktojnë se si ne sillemi, dhe kjo në literaturë njihet si konformizëm.

Për t’u bindur për këtë, shikoni se si njerëzit ia përshtatin pozicionin e vet të trupit të tjerëve që janë në ashensor.

Video, përveç që është argëtuese, na bënë të vetëdijshëm edhe për momentet kur ne u përshtatemi të tjerëve. (lajmi.net)

YouTube player