Kur të lexoni efektet për bamjet nuk do rrini dot pa i konsumuar

Bamjet janë mjaft cilësore për shëndetin aq sa kur të lexoni vetitë e tyre të mëposhtme, do ta përdorni më shpesh.

Lifestyle

24/09/2016 23:45

 

Lufton diabetin – Fibra e bamjeve ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon shikimin – Farat e bamjes kanë vitaminë A që është thelbësore për shikimin.

Rrit imunitetin – Vitamina C tek bamja ndihmon në luftimin e të ftohtit dhe kollës, duke rritur sistemin imunitar.

Ul kolesterolin – Bamja nuk përmban kolesterol dhe kjo e bën atë një ushqim të përshtatshëm për të zëvendësuar ushqimet me kolesterol dhe yndyrna të larta, si ëmbëlsirat, mishi etj.

Forcon kockat – Bamja përmban vitaminë K, e nevojshme për forcimin e kockave.

Mban të shëndetshme lëkurën – Vitamina C e ndihmon lëkurën të duket e re dhe e freskët. Vitamina ndihmon në rritjen dhe rivitalizimin e indeve trupore, e cila ndikon në formimin e kolagjenit e pigmentit të lëkurës dhe ndihmon në rinovimin e lëkurës së dëmtuar.