Kur të ballafaqoheni me humbjen e punës?

Edhe pse humbja e punës mund t’ju bëjë që të ndiheni sikur e tërë bota po ju rrënohet, ballafaqimi në mënyrë të dinjitetshme me situatën pak a shumë mund t’jua lehtësojë gjërat.

Fun

10/02/2018 08:32

 

Nëse ju ndodh që t’ju përjashtojnë nga puna, ndërkaq ne sinqerisht shpresojmë të mos ju ndodhë kurrë, këshillat që po i japim në vijim mund t’ju ndihmojnë që më lehtë të ballafaqoheni me situatën.

Bëhuni sa më të qetë

Kur të merrni informatën për ndërprerje të marrëdhënies së punës, mënyra më e mirë për të reaguar është që të përpiqeni të jeni sa më të qetë. Prisni pak që të qetësoheni, para se të reagoni.

Kërkoni falje dhe bëni pyetje

Nëse do të jeni në gjendje që të kërkoni falje që nuk i keni plotësuar pritjet e kompanisë dhe të pyesni se çka keni mundur të bëni ndryshe, do të mësoni leksionin e rëndësishëm për vendin e ardhshëm të punës, transmeton Telegrafi.

Ndërtoni ura ndërmjet njerëzve, mos i rrënoni ato

Nëse dëshironi të merrni rekomandim sa më të mirë nga punëdhënësi i mëparshëm, largimi nga kompania duke lënë përshtypje të mira gjithsesi do të jetë i dobishëm. Nëse jeni i zemëruar, përpiquni të përmbaheni.

Mos u ankoni shumë

Mos lejoni që pikëllimi t’ju kaplojë gjatë, sepse do të humbni motivimin për fillim të ri. Sa më parë filloni të kërkoni punë tjetër.

Mos e lozni lojën e fajit

Mos e fajësoni veten por edhe askënd tjetër. Mbajeni në mend, disa gjëra shkatërrohen, vetëm e vetëm që disa të tjera më të mira të mund të krijohen.

Humbja e punës është sikur shkurorëzimi

Disa punë zgjasin shumë, ndërsa disa pak. Disa bile do t’jua thyejnë zemrën. Mirëpo, pa marrë parasysh se sa vështirë do ta përjetoni ndarjen nga vendi i punës, gjithmonë ekziston diçka më mirë që do t’ju presë.