Kur Taulant Xhaka për simbolet kombëtare rrezikoi edhe jetën e tij (FOTO)

Taulant Xhaka është emri më i përfolur ndër shqiptarë ditëve të fundit.

Sport

27/03/2017 23:21

Largimi i anëtarit të Baselit nga Kombëtarja Shqiptare në shenj pakënaqësie me tretmanin që po merr nga trajneri De Biasi, ka bërë që pak të flitet për të mos thënë fare për dështimin e këtij të fundit në garën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Pa dashur t’i humbet kontributi në këto vite në krye të Kombëtares trajnerit italian e lojtarëve, dorë suksesin historikë (Kualifikimin në Evropian) na pëlqeu apo jo, ka edhe tifozi Ballist Morina, për dronin e hedhur në ndeshjen Serbi – Shqipëri, gjë që kishte shtyrë në ndërprerjen e ndeshjes, ndeshje që në tavolinë iu dha Shqipërisë nga CAS.

Droni i hedhur në stadiumin e Beogradit me një simbol shqiptar, kishte bërë që ajo arenë të shndërrohet në një arenë lufte, e aspak futbolli.

Pjesë e kombëtares atë natë të tmerrshme, ishte edhe Taulant Xhaka, i cili për të mbrojtur simbolet kombëtare dhe shokët e skuadrës, i vetëm iu doli ballë 12 lojtarëve serbë, në një stadium ku mbi 30 mijë tifozë thërrisnin “vritni shqiptarët”.

Për t’u kthye në retrospektivë, Xhaka është pjesë e Kombëtares Shqiptare që nga viti 2014, nga nisja e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Për të veshur fanellën e Shqipërisë dhe për të përfaqësuar vendin e të parëve të tij, Xhaka ka hedhur poshtë ofertën e Zvicrës, tek e cila kombëtare ishte pjesë e ekipeve zinxhirë.

Por, Xhaka i cili padyshim se është lojtari më më përvojë në Kombëtaren Shqiptare, një luftëtar i pashoq i cili është i pazëvendësueshëm te skuadra kampione e Zvicrës, Basel, ku luan rregullisht në Ligën e Kampionëve, ka vendosur të braktis kampin e kombëtares, pas lënies në bankinë gjatë gjithë ndeshjes me Italinë nga trajneri De Biasi.

Ky i fundit, të cilit edhe i është rrezikuar karriga për ecurinë e dobët në kualifikuese për botërorin e Rusisë, ku ka arritur të mposht vetëm Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë (të dy këto kombëtare të renditura shumë më poshtë se Shqipëria në ranglistën e FIFA-s), në vend që të tentojë të ruaj harmoninë në grup, hedh “benzinë në zjarr”, duke thënë se kombëtarja mund t’ia dalë edhe Xhakën, duke shtuar se ky i fundit nuk është një Maradonë apo Pele.

De Biasi në këto pak vite që drejton Shqipërinë, është përfshirë jo pak herë në polemika të këtilla me futbollistë, e pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6