Kur ta do-ta do, 62-vjeçari i mbijeton aksidentit ajror dhe fiton lotari milionëshe

Një 62-vjeçar me banim në Abu Dabi fitoi lotarinë 1 milion dollarëshe pikërisht pak ditë pasi i shpëtoi një aksidenti të tmerrshëm ajror.

Fun

11/08/2016 09:52

Indiani Mohammad Basheer Abdul Khadar, ishte në bordin e avionit EK521 nga India jugore kur avioni shpërtheu në flakë teksa po zbriste në pistën e Dubait.

Pothuajse gjysma e avionit “Boeing 777” u shkatërrua nga flakët dhe vetëm 13 pasagjerë u lënduan ndërsa një zjarrfikës gjeti vdekjen.

Ndërkohë, Khadar kishte blerë një biletë për lotarinë “Dubai Duty Free Millennium Millionaire”, e cila u hodh të martën duke i dhuruar atij 1 milionë dollar. Khadar thotë se është një dhuratë nga Zoti.

“Besoj se Zoti më dha një jetë të dytë kur arrita të mbijetoja në aksidentin ajror dhe më bekoi me këto para për të bërë gjëra të mira”, ka deklaruar 62-vjeçari.

Ai tha se kishte planifikuar të dilte në pension në dhjetor dhe të kthehej në vendin e tij të lindjes në Indi për të gjetur një punë e cila do u vijë në ndihmë të tjerëve.