Kur ta shihni këtë burg, të gjithë do të donit të dënoheshit e të shkoni aty (Foto)

Panama Papers Jail i punuar prej Alex de Stampa nga Franca, është projekti i një burgu të vendosur në anije, që do të lundronte në det.

Fun

25/04/2017 12:33

Në këtë formë, nuk do të ketë kurrë një vend të qëndrueshëm, ndërsa të burgosurit do ta kenë të vështirë të arratiseshin, transmeton Telegrafi.

Qelitë e të burgosurve do të kenë nga nëntë metra katrorë

Arkitekti nga Franca, ka menduar që në këtë godinë, të hynin të gjithë pjesëmarrësit në skandalin Panama Papers, kur u zbuluan shumë mashtrime monetare dhe shpëlarje parash.

Siguri maksimale në burgun sipër anijes

Sipër anijes së gjatë 350 metra, do të ndërtohet struktura e lartë 100 metra, e cila do të mund të zë shumë të dënuar.

Ndarja në dy sektorë sipas gjinive të burgosurve

E ndarë në dy sektorë sipas gjinisë, burgu ka pjesën me qeli, secila nga nëntë metra katrorë, si dhe hapësirën për zhvillimin e sporteve. Nuk mungon as pjesa ku do të qëndrojë administrata si dhe ndërtesa që e shfrytëzojnë stafi për fjetje dhe pushim pas turneve.

Burgu ku mund të hynin të përfshirët në skandalin Panama Papers

Megjithëse është vlerësuar si punim i veçantë arkitektonik dhe shumë efikas, është konsideruar më shumë si anije luksoze për pushime se sa burg i të dënuarve.

Më shumë duket si anije luksoze, se sa vend për të dënuar

Ndryshe, një burim i panjohur ka lansuar gjatë vitit të kaluar 11.5 milionë dokumente, apo 2.6 terabajtë me të dhënat e individëve që kishin bërë mashtrime ekonomike.