Kur shënon Ronaldo, Reali nuk humb

Real Madrid nuk ka humbur asnjëherë në La Ligë përderisa Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në atë duel. Ylli portugez i cili debutoi për Los Blancos në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas më 29 gusht 2009, sa herë që ka shënuar gol, Reali asnjëherë nuk ka pësuar humbje në atë ballafaqim. Ky bilanc i jashtëzakonshëm…

Sport

09/10/2013 18:59

Real Madrid nuk ka humbur asnjëherë në La Ligë përderisa Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në atë duel.

Ylli portugez i cili debutoi për Los Blancos në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas më 29 gusht 2009, sa herë që ka shënuar gol, Reali asnjëherë nuk ka pësuar humbje në atë ballafaqim.

Ky bilanc i jashtëzakonshëm i ish yllit të Manchester Unitedit vazhdon tash e pesë sezone. Ronaldo është gjithmonë golashënuesi fatlum i gjigantit madrilen, por edhe më tepër në Kampionatin spanjoll. Asnjë ekip nuk ka arritur të fitojë kundër Real Madridit, kur ylli portugez arriti të shënojë gol.

Në 90 ndeshje si futbollist i Realit gjatë së cilave Ronaldo ka shënuar gol, Reali ka bilanc prej 84 fitoresh dhe gjashtë barazimeve.