Kur profesori bie pre e gënjeshtrës së 1 Prillit (VIDEO)

Sot edhe të thuash një të vërtetë, vështirë se të beson kush, pasi 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrës, por ka edhe nga ata që e harrojnë ketë ditë.

Fun

01/04/2016 20:01

Njëri prej tyre ka qenë një profesor në kolegjin e Aquinas në Grand Rapids, ku studentët i kanë bërë një gënjeshtër të bukur, të cilën me siguri nuk ka për ta harruar gjithë jetën.

Stephen Barroës, profesor i makroekonomisë, e kishte një rregull në klasë se nëse dikujt prej studentëve i bënte telefoni, ai ose ajo do të detyrohej t’i përgjigjej duke lëshuar spikerin që të dëgjoj e tërë klasa bisedën që do bëhej. E sikletshme paksa, imagjinoni sikur t’ju marrë mami dhe t’ju bërtasë për diçka që nuk e keni bërë siç duhet apo e dashura/i dashuri, vërtet situatë e sikletshme. Mirëpo, studentët kanë përfituar nga ky rregull dhe kanë përgatitur një lojë të bukur.

Kur një studenteje i ra telefoni, mësuesi i kërkoi që ta dëgjonte e gjitha klasa, por telefonata ishte nga klinika ku bëhen testet e shtatzënisë. Ata e njoftojnë studenten se është shtatzënë dhe e urojnë e po ashtu i ofrojnë të gjitha ndihmat, pasi nuk dihet se kush është babai.

Profesori ndihet në siklet dhe i kërkon që të flas personalisht, por studentja luan rolin sikur nuk e lënë që ta mbyllë dhe vazhdon që të flas duke e dëgjuar e tërë klasa.

Pasi e ndërpreu telefonatën, profesori i kërkon falje asaj duke thënë se nuk e kishte menduar ndonjëherë që mund të ndodh kjo. Ajo i thotë se nuk ka problem pasi që kur të lind foshnja, emrin do t’ia lë “Prill” ndërsa mbiemrin “Shakaja” (Shakaja e Prillit).

Profesori aty e kupton se ka qenë i mashtruar dhe në klasë fillon një e qeshur e madhe, madhe edhe ai vetë ka vendosur fletoren në fytyrë dhe ka vazhduar të qeshurën.

YouTube player