KUR “Prishtina” kërkon nga konsumatorët kthimin e borxheve për të paguar kredinë e fabrikës

KUR “Prishtina” ka kërkuar nga konsumatorët borxhlinjtë që të paguajnë shërbimet e tyre në mënyrë që të bëhen pagesat për kthimin e kredisë me të cilën u ndërtua fabrika e ujit në Shkabaj.

Lajme

17/05/2017 10:36

Ndërtimi Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj është projekti me i madh dhe më i kushtueshëm që nga themelimi i KRU “ Prishtina”, projekt ky i cili ka zgjedhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, duke eliminuar reduktimet e dikurshme, në furnizim 24 orë pa ndërprerë. Kosto totale e ndërtimit të Fabrikës në Shkabaj është 35 mil euro nga te cilat donacione janë 5 mil nga Komisioni Europian,5 mil nga Qeveria e Republikës së Kosovës,5 mil nga Komuna e Prishtinës si dhe 20 mil kredi të marra nga KRU “Prishtina” përmes KFË-së.

“Prandaj, konsumatorë të nderuar duke pasur parasysh se jemi në faza të investimeve të mëdha dhe të kthimit të kredisë në mënyrë që ti rrisim kapacitetet dhe ti përmirësojmë shërbimet tona,  kërkojmë nga secili prej jush që në mënyrë të vazhdueshme të bëni pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera me qëllim të avancimit të punës tonë”, ka apeluar KUR “Prishtina” në një komunikatë për media.

Ujësjellësi bënë te ditur se kanë mbetur vetëm edhe pak muaj deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

“Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008. Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli”, thuhet ne njoftim.

Ujësjellësi thotë se, konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me: Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë, Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes, Paditë Gjyqësore, Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qendrore në Prishtinë  dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan. /Lajmi.net/