Kur ngatërrohesh me personin e gabuar! (Video) – Lajmi.net
Kur ngatërrohesh me personin e gabuar! (Video)
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 21:15, 11 October 2017
U ngatërruan me personin e gabuar dhe e pësuan keq nga ai.

Një video e shpërndarë së fundmi në “Youtube” tregon dy automjete të ndaluara para një kryqëzimi, ndërsa më pas një person zbret nga makina e parë, hap bagazhin dhe nxjerr i nervozuar një shkop bejsbolli.

Ai shkon të kërcënojë drejtuesin e makinës që ishte nga pas, ndërsa godet makinën me shkopin e bejsbollit. Kaq ka mjaftuar për të “zgjuar bishën”. “Daily Mail” shkruan se drejtuesi i makinës ishte një sportist i arteve marciale dhe këtë e ka treguar edhe përballë këtyre dy personave.

Ai zbret nga makina dhe i lëshon një goditje që e lë menjëherë pa ndjenja personin që e sulmoi fillimisht e më pas lëshon në tokë edhe një tjetër person.

E gjithë ngjarja u filmua nga një automjet që kishte ndaluar pas tyre. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Rrahje

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown