Kur Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes merrte pjesë në aktivitetet e PDK-së

Deputeti i Vetëvendosjes dhe tash kandidat për kryetar të Prizrenit, madje paraqitej si panelist në ngjarjet e PDK-së.

Lajme

25/09/2017 20:18

Kështu, në një fotografi shihet Mytaher Haskuka si panelist në një konferencë të PDK-së për arsimin në Kosovë. Përkrah tij është Memli Krasniqi, ministër në dy mandate, tash nënkryetar dhe deputet i PDK-së. Në fotografi shihet edhe Leon Malazogu, ish anëtar i shoqërisë civile e tash ambasador i Kosovës në Japoni.

Ky aktivitet, siç shihet nga baneri kishte si temë diskutimi sfidat për arsimin e lartë, e që organizohej nga PDK. Kjo parti atë kohë mblidhte ekspertë të ndryshëm për të diskutuar për këto sfida, shkruan gazetametro.net.

Në fotografitë e siguruar, në të njëjtin panel me Haskukën e VV-së, është edhe Enver Hoxhaj, ish-ministër e tani zëvendësministër i PDK-së.

Ndryshe, të kaluarat e anëtarëve të VV-së shpesh lidhen me PDK’në, e këtë gjë e bën të ditur vetë partia që tani udhëhiqet nga Kadri Veseli. Rasti i fundit ishte i publikimit të fotografisë ku shihej Dardan Molliqaj përkrah ish-liderit të kësaj partie, Hashim Thaçit. Tani këta dy të fundit janë kritikë të mëdhenj të PDK’së dhe qeverisjes së saj