Kur motra e Teuta Krasniqit dhe Blero e ‘kallnin’ publikun (Video)

Bubulina është motra e aktores së njohur Teuta Krasniqi.

ShowBiz

23/05/2016 12:22

Shumë vite më parë ajo ka qenë shumë aktive në muzikë, shkruan lajmi.net.

Bubulina e nisi karrierën në festivalin Top Fest kështu duke qenë pjesë e tij për tre vite, Top Fest 2,3 dhe 5 ku në dy vite ajo arriti të hyjë në finalen e madhe.

Në edicionin e pestë në vitin 2008 ajo erdhi në bashkëpunim me ish-kunatin e saj, këngëtarin Blero.

Ishte kënga “Ëndrra ime” me të cilën dyshja arritën të futeshin në finale dhe patën shumë sukses.

Projekti i fundit muzikor i Bubulinës ishte “Elementi i 5-të” në vitin 2009, një produksion i Flori Mumajesit i cili pati shumë sukses./Lajmi.net.

YouTube player