Kur makina shkon me motorin dhe mjetin lundrues (Foto)

Një markë që prodhon automjete luksoze ka vendosur që të prodhojë një makinë elektrike, një motobarkë dhe një motor që shkojnë me njëri-tjetrin.

Auto & Tek

14/11/2017 00:11

Të treja këto mjete transporti mund t’i bëni tuajat për pak më shumë se 10 milionë dollarë.

Koleksioni i krijuar nga firma suedeze “Gray Designs” përfshin një makinë dhe një motobarkë me dru, si dhe një motor elegant.

Motobarka është ndërtuar me fibra karboni dhe Kevlar (materiali që përdoret për jelekët antiplumb), në mënyrë që të jetë e fortë dhe e lehtë njëkohësisht. Është motobarka që kushton rreth 9 milionë dollarë, ndërsa makina kushton gati 1 milion dollarë.

Më i liri është motori, me një çmim rreth 200 000 dollarë.