Kur makina nga parku i lojërave vozitet 160 kilometra në orë (Video)

Colin Furze nga Britania e Madhe, është i njohur për përpunimin e makinave të vjetra, për të lëvizur më shpejtë dhe me më shumë fuqi.

Auto & Tek

31/03/2017 23:43

Së fundmi, ia ka vënë makinës së parkut të lojërave motorin e motoçikletës Honda, që prodhon deri në 100 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, ia doli të arrijë me të shpejtësinë prej 160 kilometrave në orë.

Me këtë rast, Furze ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit për riparimin dhe shpejtësinë e mjetit.

YouTube player