Kur Macbeth flet shqip (Foto/Video)

Që dy vite producenti Edi Lushi nga Zvicra ka bashkuar forcat me producentin kosovar Halil Budakova për prodhimin e filmave të rinj. Në vitin 2017, të dy producentët premtojnë që filmat e tyre do ti shfaqin në kinematë europiane dhe të konkurrojnë në festivale prestigjioze të filmit.

ShowBiz

21/12/2016 20:45

Njëri ndër produksionet më të pavarura në Kosovë, H&H, që udhëhiqet nga regjisori dhe aktori Halil Budakova dhe producenti zviceran me prejardhje nga Juniku, Edi Lushi janë në finalizimin e dy projekteve në këtë fundvit, derisa një film tashmë e kanë dhënë premierë para disa muajve në prishtinë.

Ata tashmë kanë realizuar dy filma, që janë në prag të finalizimit.

I pari është me tematikë dhe ngjarje kosovare dhe quhet “Bodrumi” kurse tjetri është i mbështetur në veprën e dramaturgut të madh Shakespeare, “Macbeth”.

Në këta dy filma rolet kryesore luhen nga Halil Budakova, Merita Budakova dhe Edi Lushi.

Në të dy filmat përveç aktorëve të njohur kosovarë, të dy producentët kanë arritur që të sjellin edhe aktorë të njohur europian, siç është regjisori i njohur italian Domiziano Delvaux Cristopharo dhe aktorët Linda  Collini, Jgor Barbazza, Irene Barufeti, Laura Barall,  etj.

Edi Lushi, në një prej rolëve kryesore në filmin Macbeth. 

H&H është i vetmi produksion në Kosovë që filmat i bazon në forcat vetanake dhe jo nga Qeveruia e Kosovës. Megjithatë “HH Kosova- film” është e vendosur për investime afatgjate në bashkëpunimet kinematografike, në këtë rast zvicerano –kosovare.

Për producentë e filmave, Lushi dhe Budakova, të cilët mbajë luajnë edhe rolet kryesore në filma, serioziteti dhe  puna dhe profesionalizmi bënë që të kalohen edhe barrierat që përballe një filmbërës në Kosovë. Sipas tyre, me pak punë dhe bashkëpunim të sinqertë shumë producent të huaj nuk do të hezitojë të zbresin në Kosovës për të lidhur bashkëpunime me shtëpitë filmike ne vend.

Producenti dhe aktori Edi Lushi, ka thënë për “Kosova Sot”, se ai dhe partneri i tij, janë duke bërë një punë të mirë dhe synimi i tyre është që të arrijnë realizmin e së pak dy filmave në vit.

Me këta filma ata besojnë që të prekin edhe audiencën e huaj, duke marrë pjesë në në festivale prestigjioze, pse jo edhe me ndonjë trofe, sikurse OSCAR.

“Kemi dy filma në realizim e sipër, presimi edhe realizmin e tjerëve, mundësitë janë dhe pritet dhe kontaktimi me distributorë evropian për shfaqjen e filmave në kinematë evropiane”,  ka thënë ai, duke shtuar se realizmi i mirë dhe puna serioze e stafit po bënë të mundshëm që filmi e produksionit “HH Kosova film”, të këtë të hapur rrugën drejtë festivaleve evropiane.

Budakova dhe Lushi thonë se të dy filmat e fundit, “Macbeth” dhe “Bodrumi”, pritet të jenë gati në muajt e parë të këtij viti dhe synimi i tyre është që të marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme dhe në kinematë e Europës, sidomos ato të Zvicrës ku ka edhe një publik të madhe shqipfolëse.

“Tashmë ne kemi marrë oferta joshëse për distribuimin e filmit në kinematë e Europës por edhe nëpër festivale të ndryshme”, ka thënë Lushi ku ka lavdëruar edhe punën e regjisorëve, Domiciano dhe Budakova.

“Jo vetëm me filmin Virusin,  por edhe me këta dy të tjerët që tashmë janë në finalizim, ne treguam se mund të arrijmë synimi, natyrisht me punë, përkushtim dhe seriozitet”, ka thënë ai, duke  mos lënë pa përmendur edhe kontributi e rëndësishme që ka dhënë dhe po jep partneri  i rij Lushi për zhvillimin filmit në Kosovë, duke e bërë pjesë e kinematografisë evropiane.

“Angazhimi i aktorëve të huaj, në fillim në filmin”Virusi..”, e më pas edhe në ‘Maxbeth” me regji të Domicianos, dhe xhirimet në Kosovë na bëjnë pjesë të kinematografisë evropiane”,  ka thënë Budakova. Sipas tij, regjinë për filmin  ‘Macbeth”, i cili ka përfunduar xhirimet dhe është në postproduksion, e ka bërë regjisori italian, Domiciano Kristofaro, ndërsa do të luajnë edhe Edi Lushi, Linda Collin, Igor Barbazze, Halil Budakova, Irene Baruffetti, Nexhmije Selca, Naser Ramadani, etj. Ndërsa regjia e filmit “Bodrumi” do ta bëjë vet Budakova ndërsa luaj Edi Lushi, Adem Kicaj, Vilson Spaçi, Ilmi Hajzeri, etj.