Kur maca ka frikë prej minjve (Video)

Në Bangkok të Tajlandës është filmuar një mace, e cila jo vetëm se nuk ka guxim të kapë një mi, por as t’ju afrohet pranë.

Fun

15/07/2016 14:56

Në fakt, macja qëndron larg brejtësve që janë duke u përleshur, e që kanë madhësi trupore gati sa të maces, transmeton Telegrafi.

Në videon e xhiruar në kuzhinë, shihen minjtë që mbështeten në këmbët e pasme dhe përleshen, për atë që duket se është luftë për territor.

Shikoni çfarë ndodhë kur përfundon grindja e tyre dhe ata i afrohen maces së vogël.