Kur Lampard i lutej gjyqtarit që të mos e përjashtonte Ronaldon (VIDEO)

Këtë javë u konfirmua se Federata Angleze do t'iu shqiptojë masë pezullimi lojtarëve që simulojnë nga edicioni i ardhshëm

Sport

20/05/2017 22:54

Një panel me tre antarë do t’i shikojë pamjet e ndeshjeve të fundjavës çdo të hënë, dhe do të ndëshkojë lojtarin i cili ka aktruar – me dy ndeshje moslojë, transmeton Sportali.net.

Sidoqoftë, nga disa lojtarë kurrë nuk është pritur të simulojnë pasi klasi i tyre ka qenë pak si i tepërt për të bërë një gjë kaq të shëmtuar.

Dhe kjo vlen për legjendën e Chelseat, Frank Lampard.

Mesfushori ishte profesionisti perfekt që kurrë nuk u pa i shtrirë në tokë duke vajtuar vetëm sa për ta futur kundërshtarin në telashe.

Dhe diçka interesante kishte ndodhur në një ndeshje mes Chelseat dhe Manchester United në “Old Trafford” në janar të vitit 2009.

Chelsea ishte në disavantazh prej 2:0 kur kishin mbetur më pak se 20 minuta deri në përfundim, kur Cristiano Ronaldo ndërhyri në Frank Lampardin me një përpjekje të vrazhdë.

Portugezi tashmë kishte një të verdhë, dhe sigurisht se iu frikësua më të keqes.

Por ai kishte zgjedhur njeriun e duhur për ta fauluar. Kjo pasi Lampard u ngrit në këmbë dhe posa pa gjyqtarin Howard Webb, i tha diçka atij, me gjasë, të mos e ndëshkonte portugezin.

Shikoni videon e mëposhtme.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6