Kur Kujtim Paqaku thoshte: Më trajtoni si një vëlla i vogël /VIDEO

Gjatë debatit zgjedhor për Integritetin Publik dhe Përgjegjësinë Politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paqaku, i ishte drejtuar shqiptarëve të Kosovës, si komuniteti më i madh në vend, që ta trajtojnë “si vëllanë e vogël”.

Lajme

17/05/2018 18:18

“Më besoni që kam biseduar edhe me pensionerë edhe me të sëmurët edhe me studentët, jo vetëm të komunitetit rom por edhe të komunitetit shqiptar. Ju lutem më trajtoni si një vëlla i vogël i juaji”, kishte thënë Paqaku gjatë debatit kur ishte pyetur nga moderatorja e #DebatPernime, Jeta Xharra për kushtet e jetesës së komunitetit rom.

Paqaku ka qenë kandidat për deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës (KNRP).

Në debat ai tha se kushtet në të cilat jetojnë romët janë shumë të rënda, ndërsa vendbanimin e romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Plemetin e krahasoi me “kampin e Aushvicit”.

Deklarata e tij i emocioni kandidatët e partive tjera në debat ndvrsa Besnik Tahiri i AAK-së e la foltoren ku ishte duke qëndruar dhe shkoi e përqafoi Paqakun.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka vdekur sot në moshën 59 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë seancës së sotme të kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Veseli i ftoi deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e deputetit nga komuniteti rom.

Në legjislaturën e kaluar, Paqaku ka qenë deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës (KNRP).

YouTube player