Kur idetë më të mira vijnë në vende të pazakonshme

Muajin e kaluar, Kryebashkiaku i New York’ut, Micheal Bloomberg, ndau disa këshilla se si të jemi të suksesshëm në punë: Mos shkoni në banjë. “Unë gjithmonë jam munduar që të shkoj i pari në punë dhe të largohem i fundit nga zyra, kam marrë më së paku pushime, kam qëndruar shumë pak kohë larg tavolinës…

Lifestyle

10/09/2013 08:40

Muajin e kaluar, Kryebashkiaku i New York’ut, Micheal Bloomberg, ndau disa këshilla se si të jemi të suksesshëm në punë: Mos shkoni në banjë.

“Unë gjithmonë jam munduar që të shkoj i pari në punë dhe të largohem i fundit nga zyra, kam marrë më së paku pushime, kam qëndruar shumë pak kohë larg tavolinës sime për të shkuar në banjë, ose edhe për të ngrënë drekë”, tha Bloomberg për një show javor në një radio. “Ti duhesh gjithmonë të jesh aty”.

Nuk është hera e parë që Kryebashkiaku ka sugjeruar që të qëndrosh më shumë në tavolinën e punës është një mënyrë që të ecësh përpara në karrierë. Në 2011, ai për TechCrunch tha: “Kurrë mos merr pushim për drekë, ose për të shkuar në banjë, vetëm vazhdo të punosh”.

Por, mendimi i Bloombergut mund të mos jetë produktiv dhe i suksesshëm, ashtu sikur ai do të donte të mendonte. Një numër i madh i njerëzve të suksesshëm kanë pasur idetë e tyre më të shkëlqyera në banjë, dhe një hulumtim në fakt mbështet idenë se të jesh duke bërë dush, mund të rrisë të fuqinë e të menduarit kreativ.

Sipas psikologes së Harvardit, Shelley H.Carson, autore e“Truri juaj kreativ”, një shpërqendrim i vogël siç mund të jetë të shkosh në banjë, mund të jetë një gjë e mirë, kur bëhet fjalë për kreativitetin. Ajo shpjegon se ndërprerjet nga puna dhe diversionet mund të çojnë në një periudhë krijuese të “inkubacionit”.

“Me fjalë të tjera, shpërqendrimi mund t’ju sigurojë që t;ju shkëpusë nga fiksimi i “zgjidhjeve joefektive”, tha Carson për Boston Globe.

Janë 6 njerëz që kanë gjetur inspirimin në vende që nuk mund t’i prisni

Woody Allen

Shkrimtari, aktori dhe regjisori bën rregullisht dushe për inspirim, nganjëherë rri afërsisht një orë nën dush, duke pritur që të marrë idetë e tij krijuese.

“Në dush me ujë të nxehtë, ti e lë botën reale prapa, dhe shumë shpesh gjërat hapen për ty”, ka thënë së fundmi në një intervistë për Esquiere, Allen.

“Ky është ndryshim i vendit të punës, përpjekje që të zhbllokoni idetë, kur jeni duke u munduar që të shkruani”.

Arkimedi

Njëra nga momentet më të famshme “aha” në histori ka ndodhur në një vaskë. Arkimedi doli me parimet e dendësisë dhe të pluskimit kur pa se si uji po rridhte derisa ai po bënte banjë, dhe kuptoi që mund të përcaktonte dendësinë e zhytur një objekt në ujë, e më pas duke e testuar se sa ujë ishte zhvendosur, pas heqjes së objektit.

Legjenda thotë se matematikani i antikës kërceu nga dushi dhe vrapoi nëpër rrugë duke bërtitur “Eureka! Eureka!”

Gertude Stein

Idetë më të mira Getrude Stein i vinin kur ajo ishte në veturë – duke i shikuar lopët. Ajo shkruante 30 minuta në ditë, duke shëtitur me veturën e saj nëpër fermë, dhe ndalonte tek lopët e ndryshme derisa gjeti lopën që e inspiroi.

John Lennon

Legjenda e Rock and Roll’it John Lennon idenë për këngën “Being for the Benefit of Mr.Kite” e gjeti duke shikuar një poster interesant në një dyqan me gjëra antike.

“Johnit i erdhi ideja për ‘Mr.Kite’, kur ai ishte në pushim të drekës. Duke shkuar në restorant, ai ndaloj  në një dyqan me gjëra antike,” tha George Harrison, shoku i tij i bendit. “Ne ishim duke shikuar gjëra, kur papritmas John gjeti një poster të vogël, i cili kishte pak a shumë të gjithë tekstin e këngës “Being For The Benefit Of Mr.Kite.” Mendoj se ajo ishte thjeshtë një shtytje në vetëdijen e tij që të bashkojë dhe të vërë gjithçka në një këngë”.

Nikola Tesla

Nikola Tesla kishte shumë ide të mëdha, por njëra nga idetë më të mira i erdhi në mendje larg laboratorit të tij: shpikësi doli me idenë e tij për rrymën elektrike të alternuar derisa ishte duke bërë një shëtitje. Sipas “Science Channel”, ai përdori shkopin e tij të ecjes për të vizatuar një fotografi, se ajo gjë do të funksiononte për partnerin e tij.

J.K.Rowling

Shkrimtares britanike i erdhi ideja për “Harry Potter” derisa ishte duke shëtitur në një tren të mbushur me plotë njerëz. Ajo nuk kishte stilolaps për të shkruar idenë dhe ishte e turpshme për t’ia kërkuar një stilolaps dikujt, kështu që mendoi mbi konceptin e saj për katër orë në mënyrë që ta memorizojë atë.