Kur gjakovarët i bën bashkë Nënë Tereza (Foto)

Mbrëmë u mbajt një koncert me rastin shenjtërimit të Nënë Terezës.

ShowBiz

04/09/2016 09:16

Shumë personalitete të fushave të ndryshme të artit, politikës dhe sportit ishin të pranishëm në bazilikën e Vatikanit.

Mesin e tyre ishin edhe personalitete që me prejardhje janë prej qytetit të Gjakovës, transmeton Telegrafi.

 I tillë është rasti kur bëhen bashkë legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, violinisti Shkelzen Doli, soprano Inva Mula dhe ‘qershia mbi tortë’, Rita Ora.

“Sa krenar në mesin e Lorikut, Inva Mulës, Rita Orës dhe Shkelzen Dolit”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Kozniku.

Kujtojmë se Nënë Tereza nga dita e sotme do të njihet në botë si Shën Tereza. /Telegrafi/