Kur është shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve?

Liga e Kampionëve është në pritje të kompletimit të skuadrave çerekfinaliste para tërheqjes së shortit.

Sport

15/03/2017 10:28

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus dhe Leicester City janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, kur do të tërhiqet shorti?

Pas përfundimit të ndeshjeve të mesjavës së ardhshme që do t’i kompletojnë emrat e skuadrave çerekfinaliste, do të jetë koha e shortit, përcjell “lajmi.net”.

Shorti i çerekfinales do të tërhiqet më 17 mars në ora 12:00.

Kurse, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 prill. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6