Kur është momenti më i mirë për kafe?

Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të ‘kfjellen’, nëse nuk e pinë një filxhan kafe qysh në mëngjes. Por, duket se ekzistojnë momente tjera kur është koha më e përshtatshme për ta konsumuar kafen. Sipas një…

Lifestyle

12/11/2013 06:00

Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të ‘kfjellen’, nëse nuk e pinë një filxhan kafe qysh në mëngjes. Por, duket se ekzistojnë momente tjera kur është koha më e përshtatshme për ta konsumuar kafen.

Sipas një studimi të ri amerikan, është e pa efektshme të pish kafe nëse kortizoli (një hormon i stresit) është duke funksionuar si duhet.

Sa më shumë kortizole që ke, aq më shumë energji natyrale ke. Pra, sipas shkencëtarëve, do të kishte sens të konsumohej kafja kur ka rënie të kortizolit në gjak.

“Edhe pse niveli i kortizoleve është në maksimum ndërmjet orës 08:00 e 09:00 të mëngjesit, ka momente kur ata e arrijnë kulmin, ndërmjet orës 12:00 e 13:00 dhe nga ora 17:30 deri në 18:30”, thonë ekspertët.

“Në mëngjes, kafja ndoshta do të ishte më efikase ndërmjet orës 09:30 – 11:30, kur nivelet e kortizolit janë në rënie, para ngritjes së ardhshme”.