Kur është koha më e mirë për të bërë dush, në mëngjes apo mbrëmje?

Të gjithë kemi zakone të ndryshme. Prej mënyrës se si zgjohemi në mëngjes e deri tek bërja e dushit sipas nevojave.

Lifestyle

27/08/2015 16:38

Ne nuk po provojmë të ju tregojmë se si të jetoni jetën tuaj, por ekziston një fakt shkencor befasues prapa kohës në të cilën bëjmë dush.

Nëse keni një javë të nxënë përpara në punë dhe dëshironi të performoni më së miri, atëherë bërja e dushit në mëngjes është mënyra më e mirë, thotë Shelley Carson, një psikologe në Universitetin Harvard.

Logjika e kësaj është një diçka që psikologët e quajnë ‘periudha e inkubacionit’ – apo koha në mes të problemit dhe momentit “aha”.

Mënyra më e mirë për të shkuar në punë të relaksuar është që të bëni një dush në mëngjes, për shkak që dushi është një vend ku ju futeni në relaksim të plotë dhe i mendoni me qetësi gjërat, transmeton Lajmi.net.

Kjo është e njëjtë me meditimin apo aktivitetin aerobik para se të shkoni në punë. Dushi në mëngjes ka një tjetër përfitim gjithashtu: Bën që trupi ynë të zgjohet plotësisht nga gjumi dhe ju të jeni më të vëmendshëm dhe më pak të lodhur gjatë gjithë kohës që kaloni në punë. (Lajmi.net)