Kur është afati i fundit që De Biasi ta dërgojë listën për “Euro 2016”?

Dita e nesërme do të jetë shumë e sikletshme për përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Sport

29/05/2016 20:39

Kjo pasi që italiani duhet ta përpilojë listën përfundimtare të lojtarëve që do t’i marrë me vete në Kampionatin Evropian.

Në listën e grumbullimit për përgatitje në Austri kanë qenë 27 të ftuar, për De Biasi duhet t’i heq katër prej tyre, pasi që duhet të udhëtojë me 23 “shqiponja”, përcjellë “Lajmi.net”.

23 lojtarët e Shqipërisë për EURO 2016 sipas lexuesve të lajmi.net

Dita e fundit për dërgimin e listës në UEFA është 31 maji (e martë).

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.