Kur ëndrrat bëhen realitet…

Liverpool e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premierligë.

Sport

12/08/2018 17:46

‘Reds’ kanë mposhtur 4:0 në ‘Anfield Road’ skuadrën e West Ham United.

Realizatori i parë i Liverpoolit ishte anësori Mohamed Salah, që dha shenjat e para për një sezon të jashtëzakonshëm.

Pikërisht Salah, ishte shkaku i hyrjes në fushë të një tifozi të vogël të Liverpool.

Fëmija iu afrua Salah për të përqafuar, përqafim që e mori pa hezitim nga reprezentuesi egjiptian./Lajmi.net/