Kur edhe burrat vajtojnë, ai humbi gruan dhe djalin në masakrën e Nices (Video/Foto)

Dhimbja e sulmit terrorist që ndodhi në Nice të Francës është duke vazhduar ende, kjo është parë edhe sot teksa një baba vajtoi vdekjen e djalit të tij dhe gruas.

Bota

16/07/2016 21:45

Momenti kur babai e kupton se djali i tij katër- vjeçar dhe gruaja e tij kanë vdekur është teje rrëqethës dhe vështirë i përballueshëm, raporton Dailymail.

Gruaja dhe djali i tij janë në mesin e 84 personave që humbën jetën kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31- vjeçar, kreu sulmin me kamion në mes të turmës së njerëzve që ishin mbledhur të shikojnë fishekzjarrët në festën kombëtare “Bastille”. Sulmi gjithashtu la 202 persona të plagosur, duke përfshirë 50 të cilët janë ‘mes jetës dhe vdekjes’, sipas presidentit francez, Francois Hollande, transmeton lajmi.net.

Skenat e tmerrshme të z. Mejri erdhën pasi filluan të dalin emrat e të vrarëve në masakër.

Gjithashtu, rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ me imazhe të familjarëve të zhdukur gjatë masakrës.

ISIS sot (e shtune) mori përgjegjësinë për sulmin, duke e përshkruar sulmuesin, si “ushtar” të tyre. Pesë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me Bouhlel janë arrestuar në bastisjet e policisë në të gjithë qytetin Riviera. /lajmi.net/