Kur e kërkon vetë rrezikun (Video)

Nuk janë të paktë ata persona që kërkojnë të shtojnë adrenalinën duke përdorur armë apo lëndë plasëse, duke vënë në rrezik edhe vetë jetët e tyre.

Fun

17/11/2017 15:26

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Kaliforni, ku një person për paksa nuk është goditur nga një gomë rrotë makine, të cilën ai e shpërtheu me eksplozivin që e kishte vendosur pak metra më tutje.

Rrota goditi makinën që ndodhej pas grupit të njerëzve duke shtrembëruar edhe derën. Fatmirësisht për ta nuk pati të lënduar në njërëz, por mëse skenari do të ishte ndryshe dhe rrota do vinte pak më ulët e me shpejtësi të lartë mund të shkaktonte edhe viktima.