Kur do të zhduket feja? – Lajmi.net
Kur do të zhduket feja?
Autori: Rachel Nuwer, BBC FunKurioziteteOp-EdOpinion 20:29, 22 March 2017
Ateizmi është në rritje në të gjithë botën. A do të thotë kjo se spiritualiteti shpejt do t’i përkasë së shkuarës?

Nga Rachel Nuwer, BBC

Një numër i madh njerëzish, miliona në mbarë botën, thonë se besojnë që jeta përfundon me vdekjen, që Zoti nuk ekziston, dhe nuk ka jetë të përtejme. Në disa vende ateizmi është pranuar hapur.

“Sot ka më shumë ateistë se asnjëherë më parë, si në numër njerëzish ashtu dhe në përqindje popullsie,” thotë Phil Zuckerman, një profesor sociologjie në Kaliforni dhe autor i librit “Të jetojmë një jetë laike”. Sipas një studimi ndërkombëtar i më shumë se 50 mijë njerëzve në 57 vende, numri i individëve që deklaronin se ishin fetarë ra nga 77% në 68% ndërmjet vitit 2005-2011, ndërsa ata që identifikoheshin si ateistë ishin rritur me 3% duke e çuar proporcionin e jobesimtarëve në 13% në botë.

Ndërsa ateistët sigurisht që nuk janë në shumicë, prapëseprapë këto janë shenja që numri i tyre është në rritje. A do të arrijnë trendet globale të zhdukin tërësisht fenë?

Është e pamundur të parashikosh të ardhmen, por duke studiuar ato që ne dimë për fenë, dhe arsyen se pse disa njerëz zgjodhën të besojnë në të dhe disa të tjerë jo, mund të na ndihmojnë të përcaktojmë marrëdhënien e njerëzve me hyjnitë në dekadat e shekujt që do të vijnë.

Dijetarët akoma po përpiqen të gjejnë faktorët që i shtyjnë një individ ose një komb drejt ateizmit. Pjesë e apelit fetar është ase ajo ofron siguri në një botë të pasigurt. Jo më kot, vendet që kanë norma më të larta ateizmi kanë tendencën t’u ofrojnë qytetarëve një stabilitet të lartë ekonomik e politik. “Siguria në shoqëri duke se e zvogëlon besimin fetar,” thotë Zuckerman.       Kapitalizmi, aksesi në teknologji dhe edukimi gjithashtu janë faktorë ndikues në zbehjen e fesë në disa popullsi, shton ai.

Kriza e besimit

Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Hollanda, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai (vende që popullsitë e të cilave kanë rrënjë europiane) janë të gjitha vende ku feja ishte shumë e rëndësishme vetëm një shekull më parë, por tani shfaqin normat më të ulëta të besimit në botë. Këta vende kanë sisteme të forta të sigurisë arsimore dhe sociale, pabarazi të ulët dhe janë të gjitha relativisht të pasura. “Në përgjithësi janë më pak të frikësuar se çfarë mund t’u ndodhë atyre,” thotë Quentin Atnkinoson, psikolog në Zelandën e Re.

Megjithatë, rënia e besimit duket se ka ndodhur edhe në vendet e tjera, ku besimi fetar është shumë i fortë, si Brazili, Xhamajka dhe Irlanda. “Shoqëritë që besojnë më shumë sot se përpara 50 vitesh janë shumë të pakta,” thotë Zuckerman. “Përjashtim bën vetëm Irani, por edhe kjo është disi e ndërlikuar sepse njerëzit laikë e fshehin besimin e tyre”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë të veçuara nga besimi sepse janë një nga vendet më të pasura në botë, por vazhdon të ketë norma të larta besimi fetar.

Rënia, nuk do të thotë domosdoshmërisht zhdukje, thotë Ara Norenzyana, një psikologe e Universitetit të Kanadasë. Siguria ekzistenciale është shumë më e gabuar nga sa duket. Në një moment të vetëm mund të ndryshojë gjithçka: një shofer i dehur vret një të dashur të vet, një tornado mund të shkatërrojë një qytezë, një mjek mund të japë dozën e gabuar. Frika nga fatkeqësitë natyrore mund të nxisë rritjen e besimit fetar.

Ky fenomen ndodh shpesh nëpër dhomat e spitalit apo në zona ku ka ndodhur ndonjë katastrofë natyrore. Njerëzit kanë tendencën të fillojnë të besojnë në Zot. Besimi në Japoni ra shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Një herë, në vitin 2011 një tërmet masiv goditi një kishë kristiane në Zelandën e Re, zonë e cila kishte një shoqëri shumë besimtare. Pavarësisht kësaj, në atë vend, disa njerëz vazhduan t’i qëndrojnë besnikë fesë së tyre. “Nëse ndodh diçka e tmerrshme, kjo i shtyn njerëzit të bëhen ateistë”, thotë Zuckerman.

Mendja e Zotit

Por edhe nëse problemet e botës do të zgjidhen mrekullisht, dhe ne do të jemi udhëhequr nga jeta paqësore, feja do të vazhdojë të jetë përqark njerëzve. Kjo sepse në neuropsikologjinë tonë ekziston Zoti. Për të kuptuar më mirë këtë nëpër libra ekziston një teori e dyfishtë. Teoria e dytë ka të bëjë me zërat në kokën tonë, një narrator që duket se nuk pushon kurrë, që na lejon ne të bëjmë plane dhe të mendojmë logjikisht.

Ndërsa teoria e parë, është intuitive, instiktive dhe automatike. Këto aftësi zhvillohen tek njerëzit pavarësisht se ku ata lindin. Janë mekanizma mbijetese. Teoria e parë na lejon të flasim gjuhën tonë amtare pa e menduar atë, i jep foshnjave aftësinë për të njohur prindërit dhe të bëjnë dallimin mes qenieve të gjalla dhe objekteve. Na bën ne të prirur për të kërkuar modele që na mundësojnë një njohje më të mirë të botës, si dhe të njohim fatkeqësitë natyrore apo vdekjen e të dashurve tanë.

Dijetarët mendojnë se është Teoria e parë që mundësoi zhvillimin dhe përjetësimin e feve. Teoria e parë, na bën të shohim instiktivisht forcat e jetës. Teoria e parë i bën fëmijët e vegjël, pavarësisht sfondit kulturor, të besojnë se kanë një shpirt të pavdekshëm.

Justin Barret tha: “Një nga kolegët e mi psikologë skandinavë tha se vajza e tij 3-vjeçare i kishte thënë këtij të fundit se Zoti është kudo rreth nesh. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk e morën vesh se nga i kishte shkuar në kokë kjo ide vajzës së tyre. “Fetë janë marrëveshje kulturore që kanë evoluar me kalimin e kohëve,” tha ai.

Zakone të vështira për t’u thyer

Ateistët duhet të luftojnë kundër të gjithë atij bagazhi kulturor dhe evolucionar. Qeniet njerëzore natyrisht që duan të besojnë se janë pjesë e diçkaje më të madhe, se jeta nuk është plotësisht e kotë. Mendjet tona kanë qëllime dhe kërkojnë shpjegime. “Me edukimin, dhe ekspozimin ndaj shkencës dhe të menduarit kritik, njerëzit ndalojnë së besuari intuitës së tyre. Në anën tjetër, shkenca – sistemi i zgjedhjes që shumë ateistë dhe jobesimtarë përdorin për të kuptuar botën natyrore. Ne duhet të përqafojmë idenë se nuk ka një qëllim specifik të Universit, dhe pse intuita na thotë të kundërtën. Ne gjithashtu e kem të vështirë të pranojmë se jemi gabim. McCauley thotë se “feja është diçka që ne nuk kemi se pse e mësojmë, sepse ne tashmë e dimë këtë gjë”. “Ka dëshmi se mendimi fetar është rruga e rezistencës,” shton Barrett. 20% e amerikanëve nuk janë të lidhur me kishën, 68% e tyre thonë se akoma besojnë në Zot, ndërsa 37% e përshkruajnë veten si spiritualë.

Edhe pa një fe të organizuar, ata besojnë se forca jete apo qenie më të mëdha e udhëheqin botën. Ka edhe nga ata që thonë se nuk besojnë në Zot, por ushqejnë tendenca paragjykuese si besimi tek fantazmat, karma, telepatia ose rimishërimi. “Në Skandinavi shumica e njerëzve thonë se nuk besojnë në Zot, por besimet supersticioze dhe paranormale kanë tendencën të jenë më të mëdha nga sa ju mendoni,” thotë Barret.

Feja nxit kohezionin e grupit dhe bashkëpunimin. Kërcënimi i një Zoti të plotfuqishëm i ka mbajtur brenda normave dhe rregullave shoqëritë antike. “Ekzistonte hipoteza e dënimit mbinatyror,” thotë Atkinson. “Nëse çdokush beson se dënimi është real, kjo mund të funksionojë tek njerëzimi”.

Dhe përsëri, pasiguria dhe vuajtjet e një populli mund të luaj një rol vendimtar këtu, duke i bërë fetë të nxisin kode më të rrepta morale. Në një analizë të kohëve të fundit të sistemeve fetare në 600 shoqëri tradicionale në mbarë botën, Josph Bulbulia nga Universiteti i Uellingtonit dhe kolegët e tij zbuluan se vendet që ishin më të prirura nga fatkeqësitë natyrore, kishin gjasa të zhvillonin më shumë moralet fetare. Feja shihej si një dobi e vlefshme publike.

Nëpër kultura të ndryshme, njerëzit që janë më fetarë kanë tendencën të kenë dhe më shumë fëmijë. “Tek njerëzit më fetarë, sidomos ata më fundamentalistë, kanë norma të larta pjellorie. Fëmijët zakonisht ndjekin shembullin e prindërve të tyre”, thotë Norenazayan.

Besimi i qëndrueshëm

Për të gjitha këto arsye psikologjike, neurologjike, historike, kulturore dhe logjistike – ekspertët mendojnë se feja nuk do të zhduket kurrë. Feja, edhe nëse është ruajtur për shkak të frikës apo dashurisë, ka qenë diçka e suksesshme. Nëse jo, atëherë nuk do të ishte akoma me ne.

Dhe nëse ne harrojmë të krishterët, myslimanët apo hindutë e gjithë fetë e tjera, supersticionet dhe spiritualizmi me siguri do të mbizotërojnë. “Edhe qeveria më e mirë nuk mund t’ju mbrojë juve nga gjithçka,” thotë McCauley. Sapo ne përballemi me krizën ekologjike, një luftë globale apo përplasjen e një komete, atëherë në mendjet tona shfaqen Zotat. Do të ketë gjithnjë njerëz që besojnë dhe nuk duhet të habitemi nëse do të jetë shumica e tyre.

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown