Kur do të bëhet Kosova me ushtri? (Video)

Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve. Madje për formimin e ushtrisë ka pasur edhe një nismë nga presidenti i vendit, Hashim Thaci të cilën ky i fundit është dashur ta tërheqë për shkak të kundërshtimit nga Lista Serbe por edhe mos përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme

29/05/2017 20:09

Edhe në fushatat parazgjedhore formimi i ushtrisë është duke u premtuar pothuajse nga të gjithë.

Mirëpo, analistët politik mendojnë se formimi i ushtrisë nuk varet nga politikanët por nga lidershipi i Beogradit

Edhe Ramush Tahiri, mendon se politikanët po e shfrytëzojnë për marrje të votave. Ai shprehet se ushtria do të bëhet në momentin dhe mënyrën kur akterët ndërkombëtar dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë.