Kur Daut Haradinaj ia përmendte nënën Donikës

Daut Haradinaj e kishte replikuar kohë më parë, atëherë ish-bashkëpartiaken e tij, Donika Kadaj – Bujupi, gjatë interpelancës ku po diskutohej çështja e ministrit Rikallo. Haradinaj i kishte thënë Donikës, që të mos komentojë rreth komuniteteve, pasi, sipas tij, edhe nëna e saj mund të hidhërohet.

Lajme

14/03/2018 17:13

Deputeti Haradinaj i replikoi shkurt atëkohë ish-bashkëpartiakes së tij, Donika Kadajt, të cilës i thotë të mos i ofendojë minoritetet kur edhe nëna e saj vjen nga një minoritet.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote dhe s’po e bën askush avokatin, por që janë organet e drejtësisë për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, ka thënë Haradinaj.

Duke aluduar në atë që tha Daut Haradinaj se nëna e deputetes nuk është shqiptare, thuhet se nëna e Kadajt është boshnjake.