Kur Daut Haradinaj e quante mashtrues, Nasim Haradinaj e ulte kokën…

Vitin e kaluar, në Kuvendin e Kosovës ishte diskutuar ndryshimi i Ligjit për Veteranët e UÇK-së. Ish-ministri Arban Abrashi kishte thënë se me këtë ligj do të bëhej kategorizimi i veteranëve

Lajme

21/12/2017 11:53

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte ngjallur debate të ashpra në Kuvend, ku nuk kishin munguar as sharjet e fyerjet.

Krerët e Shoqatës së Veteranëve Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kishin përcjellë punimet e Kuvendit nga lozha. Ata kishin reaguar ashpër ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërgutit, e cila i kishte akuzuar ata se nuk po i përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.

Nasim Haradinaj, i cili mbrëmë në një debat televiziv, ku është folur për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, ka thënë se “punë e madhe që janë vrarë” ata, gjatë debatit të vitit të kaluar kishte mbetur pa gojë kur Daut Haradinaj i kishte quajtur mashtrues ordinerë, por pak më “trim” me Aida Dërgutin.

YouTube player