Kur dashuria s’njeh moshë

Më të mira biondet apo zeshkanet? Për aktorët, e rëndësishme është që të jenë të reja. Ky është gjykimi i secilit, kur i shohim çiftet e njohura. Nëse George Clooney nuk e ka zgjedhur ende të dashurën e ardhshme të re, janë shumë kolegë të tij që janë bashkuar me femra shumë më të reja.…

ShowBiz

23/11/2013 11:00

Më të mira biondet apo zeshkanet? Për aktorët, e rëndësishme është që të jenë të reja. Ky është gjykimi i secilit, kur i shohim çiftet e njohura. Nëse George Clooney nuk e ka zgjedhur ende të dashurën e ardhshme të re, janë shumë kolegë të tij që janë bashkuar me femra shumë më të reja. E nisim me Leonardo DiCaprion (në foton më lartë), i cili është i lidhur me modelen e Victoria’s Secret, Toni Garrn. Ata janë së bashku nga pranvera e vitit 2013. Ai është 39 vjeç, kurse ajo ka 21 (18 vjet diferencë)

Johnny Depp e Amber Heard kanë dalë në pah vetëm në momentin që ai e përfundoi lidhjen me Vanessa Paradis. Aktori dhe e dashura e tij e re janë njohur në një set të “Rhum Diaries”. Ai është 50 vjeç, kurse ajo ka 27 (23 vjet diferencë).

Al Pacino e ka gjetur një dashuri të re. Ajo quhet Lucila Sola dhe është 33 vjeçare, ndërsa ai ka 73 (40 vjet diferencë).

Jason Statham dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley janë fejuar qe një kohë të gjatë. Aktori i njohur amerikan është 46 vjeç, kurse modelja është 20 (26 vjet diferencë).

Eddie Murphy duket se e ka gjetur dashurinë e jetës së tij tek modelja australiane Paige Butcher. Ai ka 52 vjet, kurse ajo 34 (18 vjet diferencë).

David Hasselhoff po ashtu e ka gjetur qetësinë shpirtërore, pasi kalon qe një kohë të gjatë me Hayley Roberts: ai është 61 vjeç, kurse ajo 32 (29 vjet diferencë).