Kur Çiljeta i heq sytjenat në plazh (Foto)

Megjithëse sezoni veror shenjon kulmin e axhendës artistike të këngëtarëve shqiptare, për shkak të koncerteve brenda dhe jashtë vendit, duket se kjo nuk e ka penguar aspak këngëtaren Çiljeta Xhilaga që t’i dorëzohej oazit të relaksit në një nga plazhet e veçanta të jugut, siç është edhe gjiri i Karaburunit.

ShowBiz

29/05/2016 12:16

Pa të birin e vogël Fernandon, ajo ka preferuar të shijojë disa ditë pushimesh nën rrezet e diellit, e në shoqërinë e mikeshave të saj.

Natyrisht, që hiret e saj trupore, dhe format bombastike nuk i kanë shpëtuar syrit të vëmendshëm të paparacëve, të cilët kanë fokusuar disa nga momentet më të nxehta të performancës trupore të këngëtares, shtrirë në bregun e detit pa u shqetësuar për vëmendjen e plazhistëve rrotull, apo duke u larë në det.

Por, momenti më pikant, është ai i heqjes së reçipetave të kostumit të banjës, për t’u shtrirë topless në shezlong, ndërsa bën selfie me celularin e saj.