Kur burrat qajnë hallin për ngacmimet seksuale (Video) – Lajmi.net
Kur burrat qajnë hallin për ngacmimet seksuale (Video)
Autori: Lajmi.net GenderLifestyle 15:52, 15 March 2016
Disa burra kanë vendosur t’i ndajnë historitë e tyre pikëlluese të ngacmimeve seksuale.

Një 17 vjeçarë i quajtur John Myers i cili kishte hapur një faqe ku kishte mijëra vizitorë, kishte shkruar një pyetje për meshkujt, “A jeni ngacmuar ndonjëherë seksualisht, nëse po çfarë keni bërë?”, transmeton lajmi.net.

Shumë prej të anketuarve vendosën që të ndajnë historinë tyre nga ngacmimet e gjinisë së kundërt.

Një anonim kishte shkruar “Kur isha 22 vjeç bëja praktikë si IT në një zyrë. Aty punoja me një grua të moshuar e cila më ngacmonte vazhdimisht. Një ditë po rregulloja kompjuterin e saj dhe ajo filloi të më prekë poshtë dhe kjo më bëri të ndihem shumë keq. Unë nuk bëra asgjë por vetëm vazhdoja të qeshja, sepse e dija që përndryshe do ta humbja vendin e punës”.

Raskolnikov, gjithashtu e kujton një përvojë të tij të ngjashme.

“Disa muaj më parë punoja në një bar në New Orleans, papritmas një kameriere më kapi penisin mbi pantallona vetëm për të më pyetur se çfarë po bëja”.

Një tjetër mashkull ka shkruajtur: “Kur isha rreth 18 vjeç, mora numrin e një vajze kur isha me shoqëri në plazh. Ajo më tha se ishte 16 vjeçare. Vazhdova t’i shkruaja për disa muaj rresht. Pas disa muajsh u takova në skelë ku kishte peshk dhe ajo u ul afër meje. Filloi të më puthte dhe të më prekte nëpër trup. Më tregoi se ishte më e vjetër se unë, ishte dita ime më e keqe”.

Për ngacmimet seksuale ndaj meshkujve është bërë edhe një eksperiment nga një çift në një qendër tregtare.

Shikoni reagimet e njerëzve kur ngacmohet mashkulli dhe kur femra. /Lajmi.net

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bubble Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3