Kur Barcelona ishte afër ta shiste Messin për 150 mln euro në vitin 2006

Lionel Messi ishte afër largimit nga Barcelona në vitin 2006.

Sport

16/06/2017 16:25

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, në vitin 2006 ishte afër largimit nga Barcelona, në drejtim të Interit.

Këtë e ka konfirmuar ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një intervistë për ‘The Guardian’.

Laporta gjatë kësaj interviste është pyetur nëse gjatë presidencës së tij te Barcelona, Lionel Messi ka qenë afër largimit.

“Ishte viti 2006 kur Interi bëri një ofertë”, deklaroi fillimisht Laporta, përcjellë lajmi.net.

“Ata ishin të përgatitur për të paguar klauzolën e tij prej 150 milionë euro, dhe kjo ishte arsyeja pse ne e ngritëm atë në 250 milionë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/