Kur Almeda Abazi merrte pjesë në pasarelat e modës

Almeda Abazi prej kohësh nuk është aktive në profesionin e saj.

ShowBiz

16/01/2019 23:26

Almeda Abazi aktualisht është shtatzënë dhe pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Modelja shqiptare së fundi ka publikuar një fotografi në InstaStory, me të cilën është kthyer disa vite prapa.

Almeda postoi një foto të realizuar 10 vite më parë, të cilën e kishte shkëputur nga një paraqitje e saj në një kompeticion bukurie.

Këtë foto, ajo e krahasoi me një të realizuar vitin e kaluar, për të parë se sa ka ndryshuar për 10 vite. /Lajmi.net/