Kur 5 vjeçaren nga Deçani e fejuan me 45 vjeçarin

Hyrije Hakija nuk kishte përfillur urdhrat e prindërve. Kishte nisur shkollimin. Që në moshën pesë vjeçare fati i vogëlushes Hyrije Hakija nga Isniqi i Deçanit ishte i përcaktuar.

Lajme

05/06/2018 21:29

Prindërit e saj e kishin fejuar vajzën e tyre për një burrë të moshës 45 vjeçare, i cili ishte i martuar por nuk kishte fëmijë.

E pikërisht për këtë qëllim ata vendosën ta martonin me vajzën e tyre, që ajo të ja jap një trashëgimtar familjes së burrit.