Kuqezinjtë europianë

Veç kampionëve të Skënderbeut, do të jenë edhe 8 futbollistë kuqezinj të Kombëtares, të cilët do të zbresin sot në fushat e blerta për të luajtur me skuadrat e tyre në ndeshjet e Europa League.

Sport

17/09/2015 10:28

Ertrit Berisha do të jetë “gardiani” i portës në transfertën kundër Dnjepros. Trajneri Pioli e ka deklaruar prej disa kohësh që shqiptari do të portieri i Lacios në Europa League, ndërsa Marketi do të aktivizohet në ndeshjet e Serisë A.

Kuqezinjtë e Bazelit, Taulant Xhaka, Shkëlqen Gashi dhe Naser Aliji, sot të përpiqen të mundin “mësuesin” e tyre, portugezin Paolo Souza, i cili ka kaluar te Fiorentina dhe i njeh mire rivalët përballë. Xhaka dhe Gashi nuk dyshohet të jenë titullarë, ndërkohë që Aliji mund ta nisë nga stoli.

Edhe mëngjërashi i kuqezinjve, Ansi Agolli do të luajë në transfertë. Kampionët e Karabakut do të përballen me britanikët e Totenhemit, ku mbrojtësi ynë e ka të “pronësuar” krahun e majtë në skuadrën azere.

Në ndeshjet e grupit F, mesfushori Herolind Shala do të jetë një tjetër nga kuqezinjtë europianë që do të luajë sonte. Libereci i tij do të presë në “shtëpi” portugezët e Bragës, ku Shala do të jenë titullar në këtë sfidë, shkruan “Sportal.al”.

Elseid Hysa do të jetë debutues në Europa League, madje në një skuadër të re për të, Napoli, ku trajneri Sari, mbrojtësin kuqezi shkodran, e ndër të besuarit e tij. Napoletanët do të presin belgët e Bryzhit, në një ndeshje për grupin D.

I fundit, por jo për nga rëndësia, do të jetë mesfushori kuqezi Ergys Kaçe, i cili do të udhëtojë me PAOK-un e tij drejt Azerbajxhanit për t’u përballur me Kabalën, në garën e grupit C. Kaçe është i padiskutueshëm në skuadrën greke, madje prej tij pritet shumë.

Këta do të jenë 8 kuqezinjtë europianë të Kombëtares sonë, që do të luajnë sonte në ndeshjet e “kupës së vogël” kontinentale, Europa League. Këtu, kemi përfshirë “ish”-ët, trajnerin Besnik Hasi të Anderlehtit, apo drejtorin teknik Igli Tare, të cilët do të përjetojnë emocione të tjera…