Kupat e tjera të Botës: Kush është kampion i Rusia 2018 në zhvillim, transparencë, turizëm dhe besim

Nëse vendet pjesëmarrëse në Kupën e Botës do të garonin në fusha të ndryshme ekonomike, politike e sociale, rezultatet do të ishin tjera nga ato që sjellë futbolli.

Bota

20/06/2018 16:38

Sporti është një mënyrë e re për të nënshtruar vendet e ndryshme të botës nëpërmjet paqes, që konfliktet historikisht i kanë zgjidhur me anë të luftës.

Është shumë e qartë se të pasurit në skuadër lojtarët më të mirë në botë, do të thotë pak në suksesin e një kombi në përgjithësi.

Për shembull, nëse merret parasysh zhvillimi i vendeve, që është kusht kryesor për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, Kupa e Botës ‘Rusia 2018’ do të ishte shumë më ndryshe, shkruan Infobae përcjell ‘Lajmi.net’.

                                         KUPA E BOTËS PËR VENDET E ZHVILLUARA

Nëse merret parasysh Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, i zhvilluar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara që merret me standardin jetësor, nivelin e arsimimit dhe jetëgjatësinë e popujve, kampion do të dilte Zvicra (koeficient 0.939 nga 1), nga 32 shtetet pjesëmarrëse.

E dyta në këtë aspekt është Australia, por që nuk arrin finalen shkaku i formimit të piramidës kualifikuese, që me Zvicrën takohet në gjysmëfinale.

Në finalen vendimtare, Zvicra mund Gjermaninë (0.926), që në gjysmëfinale ka eliminuar Danimarkën (0.925).

                                         KUPA E BOTËS PËR VENDET E ZHVILLUARA

Vendet afrikane nuk shënojnë rezultate të mira në këtë aspekt. Më së largu shkon Senegali (0.494), që ndiqet nga Nigeria (0.527).

Mirë nuk qëndrojnë as latinët. Vendet e vetme që kalojnë në fazën e dytë janë Argjentina (0.827), që eliminohet nga Australia, dhe Kosta Rika (0.776), që nuk i bën ballë zhvillimit të Gjermanisë.

                               KUPA E BOTËS PËR VENDET MË TRANSPARENTE

Një fushë tjetër ku venet mund të konkurrojnë është transparenca, një kërkesë themelore për funksionimin e shtetit.

Duke marrë parasysh të dhënat e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’ (shqip: Transparenca Ndërkombëtare), kampion pa diskutim del Danimarka, që merr 88 pikë nga 100. Në finale ajo mposht Suedinë që arrin 84 pikë.

                                 KUPA E BOTËS PËR VENDET MË TRANSPARENTE

Në vendin e dytë është Zvicra me 85 pikë, por që nuk e arrin finalen shkaku i përballjes me Danimarkën në gjysmëfinale.

Në vendin e katërt është Australia me 77 pikë, edhe pse Anglia (82) dhe Gjermania (81) kanë më shumë pikë.

Të dhënat tregojnë se zhvillimi dhe transparenca janë shumë të lidhura. Njëra favorizon tjetrën, dhe anasjelltas. Prandaj nuk është për t’u habitur pse vendet afrikane dhe latine nuk qëndrojnë mirë.

                                                       KUPA E BOTËS NË TURIZËM

Nëse do të luhej Kupa e Botës për vendin që tërheq më së shumti turistë brenda një viti, finalen do ta arrinin dy vende që janë favoritë edhe në Kupën e Botës në futboll. Sipas të dhënave të organizatës Botërore të Turizmit, Franca prinë me 82.6 milionë turisë, e ndjekur nga Spanja me 75.5 milionë.

                                                       KUPA E BOTËS NË TURIZËM

Më keq qëndrojnë vendet afrikane, me Senegalin që kap një milion vizitorë në vit, dhe Nigeria me 1.25 milionë.

Dy vende evropiane qëndrojnë afër tyre, me Serbinë 1.2 milionë dhe Islandën 1.7 milionë.

                                                   KUPA E BOTËS NË BESIM

Nëse kërkojmë kampion bote në besim, ata i gjejmë në Afrikë. Kampion janë egjiptianët me 97 për qind të popullsisë fetare, sipas një sondazhi të ‘Win-Gallup International’. Egjipti në finale mund Senegalin, që ka 96 për qind të popullsisë fetare.

Dy të tjera që arrijnë në gjysmëfinale janë Tunizia dhe Arabia Saudite, me nga 93 për qind.

Kjo garë zhvillohet edhe me vendet e Amerikës Latine, që ka Perunë me 82 për qind të popullsitë fetare, Brazilin 79 për qind dhe Argjentinën me 72 për qind.

                                                   KUPA E BOTËS NË BESIM

Në këtë fushë, vendet më të zhvilluara nuk qëndrojnë mirë te besimi, që sugjeron se ekziston një marrëdhënie e kundërt midis fesë dhe procesit socioekonomik.

E fundit renditet Japonia me 13 për qind të popullsisë fetare, ndjekur nga Suedia me 19 për qind, Anglia 30 për qind dhe me Gjermaninë dhe Australinë që kanë nga 34 për qind./Lajmi.net/